Gabriel Jesus edhe zyrtarisht lojtar i Arsenalit (foto)

04 korrik 2022 | 11:41

Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenalit.

Tashmë edhe zyrtarisht Gabriel Jesus do të vesh fanellën e “topçinjve”  nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije klubi londinez me anë të një postimi në faqen e tyre në “Twitter”.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.

Shuma që ekipi londinez ka paguar Manchester Cityt për Jesus është 45 milionë funte.

25-vjeçari do të bartë fanellën me numër nëntë tek Arsenali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Shehu B.I. Emri tregtar: N.T.P. "Tre Yje Design"me NUI:…