Bislimi: Pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë, fleni shlirë

18 korrik 2022 | 14:10

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.

Duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai ka thënë se s’ka asnjë arsye për brenga dhe skepticizëm.

“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind. Në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogu s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mbrojtësi Fidan Gërbeshi edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra e…