Meta: Robert Neçaj, hero i heshtur

20 gusht 2022 | 16:04

Robert Neçaj, vrojtues në plazhin e Shëngjinit ka shpëtuar dy fëmijë nga Kosova që po rrezikonin të mbyteshin nga dallgët e detit.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Robert Neçaj është hero i heshtur i ditëve të zakonshme.

“Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t’i shpëtuar. Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm”.

“Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve…