Ish-zyrtari i LV-së publikon vendimin e nënshkruar nga Kurti për përjashtimin e tij

22 gusht 2022 | 14:32

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Ahmeti, ka publikuar një vendim të datës 12 shkurt 2010 nga kjo parti politike për “përjashtimin e tij”.

Ky vendim ishte marrë për katër arsye.

E para flet për “mospunë, mosdisiplinë dhe mospërgjigje në thirrjet e partisë për aktivitete”.

E dyta është “veprimtari agjitative kundër partisë”. E treta për “krijim të rrjetit paralel brenda partisë”. Dhe e katërta, për “dyshim për lidhje me shërbime sekrete informative”.

Pra, tri arsyet e para janë konstatime, ndërsa vetëm e fundit nis me fjalën “dyshim”, shkruan sot “Nacionale”.

Ahmeti është tallur me vendimin e para dymbëdhjetë viteve, duke shkruar: “A ka dikush që punon mirë me xham dhe korniza se po më duhet për këtë me e vendos mbi oxhak?”.

Vendimi në fjalë ishte nënshkruar nga Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Dardan Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mediat britanike kanë raportuar se pas sulmit me bombë që…