Vinicius: Ancelottin e dua te Brazili

13 prill 2023 | 15:25

Vinicius Junior ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Chelseat. Sulmuesi brazilian ishte protagonist në dy golat me asistimet e tij.

Në prononcimin pas ndeshjes, Vinicius lëshoi mesazhe dashurie për Realin dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

“Do të doja të qëndroja përgjithmonë te Reali: klubi më i mirë në planet. Është emocion i veçantë të luash në Ligën e Kampionëve. Ancelotti? Për mua ai është trajneri më i mirë në botë. Do të doja që të ishte trajneri im te Reali edhe te Brazili”, ka thënë braziliani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vladimir Putin dyshohet se është duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe…