Zëvendësdrejtoresha e ShSKUK-së informohet me punën në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale
18 prill 2023
| 13:08
Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu-Hoxhaj, sot ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u takua me zëvendësdrejtorin e kësaj klinike, dr. Nijzai Heta bashkë me stafin mjekësor.
Në takim me stafin e Klinikës Maksillofaciale, u diskutua për çështje të rëndësishme shëndetësore, po ashtu Arënliu-Hoxhaj u informua rreth nevojave dhe sfidave të kësaj klinike.
Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e ShSKUK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e stafit të klinikës në ofrimin e shërbimeve të nevojave të pacientëve.



