Rizvanolli për bastisjen dhe arrestimin në KEK: Si ministri nuk kemi pasur asnjë informacion zyrtar

20 prill 2023 | 11:37

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rizvanolli tha se si ministri nuk kanë pasur asnjë informatë zyrtare.

“Ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehim dhe do të jemi në kontakt me bordin për zhvillimet e atje”, tha Rizvanolli.

Ministrja tutje foli për menaxhimin e krizës energjetike, derisa lavdëroj punën e KEK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, uroi besimtarët…