Osmani në Maqedoninë e Veriut kërkon investime në komunat shqiptare dhe garantim të përdorimit të shqipes

26 prill 2023 | 16:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut u është drejtuar deputetëve të këtij vendi me një fjalë rasti.

Nga foltorja e Kuvendit në Shkup, Osmani ka kërkuar më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare si dhe përdorim më te gjerë të gjuhës shqipe.

Osmani, në fjalën e saj është shprehur se shqiptarët mbajnë disa pozita të rëndësishme udhëheqëse por ka hapësirë që të bëhet më shumë.

Më tutje, Osmani ka thënë se përkundër sfidave nga e kaluara, sot në Maqedoni të Veriut funksionojnë disa universitete të cilat ofrojnë programe studimi në gjuhë shqipe, e sipas saj, ato garantojnë ruajtjen e identitetit përderisa hidhen themelet e diturisë që më pastaj mundëson integrimin e plotë të shqiptarëve në shoqërinë maqedonase, raporton “Ksp”.

Osmani ka thënë se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës.

Ajo ka kërkuar edhe më shumë investime ne njësitë e banimit me shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka thënë se raportet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut janë të forta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Paulo Dybala është kthyer në një element vendimtar këtë sezon…