Zbulohen 116 bimë kanabisi në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe, një i arrestuar

04 qershor 2023 | 11:14

116 bimë kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.

Bimët e kultivuara u zbuluan nga kontrolli nga toka dhe nga dronët, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar, P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Policia ka njoftuar se puna po vazhdon për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen ka njoftuar se do të…