Nëse e dini këtë, Megi Pojani ofron takim ekskluziv

25 qershor 2023 | 18:47

Moderatorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, një emër shumë i komentuar në rrjetet sociale, vazhdon të marrë vëmendje në çdo postim të sajin.

Ajo ka afërsisht gjysmë milioni ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan për ta foto dhe video nga karriera dhe përditshmëria e saj.

Megi njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe pothuajse çdo postim i saj është “provokues”.

Së fundmi, ka postuar një fotografi të tatuazhit të saj në “instastory”, ku provokon ndjekësit, duke ofruar takim ekskluziv me ta nëse zbërthejnë kuptimin e tatuazhit.

“Kush e zbërthen kuptimin e këtij tatuazhi ka një takim ekskluziv me mua, ku të dojë, kur të dojë dhe sa të dojë”, shkruan Megi Pojani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mike Reiss dhe Alan Estrada, dy persona që udhëtuan në…