Qëlloi me armën e shërbimit | Punonjësi i Gardës, shoqërues i Lindita Nikollës
30 korrik 2023
| 16:00
Një punonjës i Gardës së Republikës është përfshirë mëngjesin e kësaj të diele në një sherr masiv mes dy fiseve në Hamallaj të Durrësit.
Punonjësi i Gardës me iniciale M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit, ndërsa fatmirësisht nuk pati të plagosur nga të shtënat.
Mediat raportojnë se ai ishte pjesë e trupës që shoqëron kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Nga kjo e fundit ende nuk ka pasur një reagim. Ndërkohë, shtetasi M. N. u shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga Garda e Republikës nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.



