Prindi i Naim Murselit: S’kam komuniku më me të, Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija

04 dhjetor 2023 | 20:46

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj.

“Unë diku ka ora 8 e 20, sa kam hyrë në shtëpi, më kanë thirr, më kanë thanë që e kanë vra Liridonën. Liridonën e kemi dashur më shumë se fëmijët”.

“Kur kam ardhur këtu, ka qenë një masë e madhe e njerëzve. S’kam pasur informacione. U kry varrimi, kemi ardh në shtëpi. Atëherë kam takuar djalin tim, Naimin, m’u ka vërsulë, ka thënë mos jep informata, se i prish hetimet”, ka deklaruar ai.

“Dua me iu garantu një gjë, me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ishte me pasë ditë që e ka bo atë gjest”, u shpreh ai.

“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija”.

Babai i Naimit ka dhënë detaje se si është bastisur shtëpia e Naimit, e se si e kuptoi se djali i tij dyshohet të jetë organizatori.

“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën që lidh Prishtinën…