Haradinaj uron Rutten për zgjedhjen në krye të NATO-së

26 qershor 2024 | 16:26

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për zgjedhjen e Mark Rutte në krye të Aleancës së NATO-s, ku sipas tij, ky është një lajm i jashtëzakonshëm.

“Përvoja e tij e gjatë politike e diplomatike, është garancë për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës së NATO-s. Duke qenë kryeministër i Holandës, Rutte ka qenë një prej mbështetësve të mëdhenj të proceseve demokratike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga dueli…