Hovenieri, mysafiri i parë i Haradinajt në selinë e re të AAK-së

03 korrik 2024 | 15:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradina, ka bërë me dije se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ishte mysafirë i parë që ka vizituar selinë e re të AAK-së.

Haradinaj ka thënë se së bashku me Hovenierin kanë folur për aktualitetin në Kosovë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas përfundimit të aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, trajneri…