Zhvillimet në Hagë, Halimi: Kosova ta merrë shembull Kroacinë, duhet të bëhet më shumë për ish-krerët e UÇK-së

22 gusht 2024 | 19:20

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se Albulena Haxhiu duhet të bëjë shumë më shumë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Halimi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Kosova duhet të merrte si shembull shtetin e Kroacisë, ku sipas tij, janë përkujdesur deri në detajen e fundit për luftëtarët e tyre.

“Tërheqja e avokatit të Kadri Veselit, është sinjal i keq për opinioni dhe për familjen e Veselit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të bëjë shumë më shumë për luftëtarët e lirë, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Shteti i Kosovës duhet të merrte si shembull Kroacinë, se sa shumë kanë bërë për luftëtarët e tyre. Ata janë përkujdes deri në detajin e fundit, ku falë asaj, edhe shteti i tyre është këtu, ku është tani”, tha Halimi.

Ndërsa, për kërkesën e ekipit mbrojtës së Hashim Thaçit për mbështetje financiare shtesë, Halimi thotë se, nëse e njëjta ndodhë si me avokatin Emmerson, Serbia i gëzohet këtij fakti.

Tutje, ai potencon se fajtori kryesor për gjithë këtë situatë është ministria e Drejtësisë.

“E njëjta vlen edhe për ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit. Nëse nuk përkrahen nga shteti ynë, definitivisht, Serbia i gëzohet kësaj çështjeje sepse ata dëshirojnë që të gjithë ushtarët, në veçanti ata të UÇK-së, të dënohen”

“Fajtorë janë institucionet e Kosovës dhe ministria e Drejtësisë. Shpresoj shumë që të bëjnë më shumë për këta njerëz që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Halimi për GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari, Valon Syla, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s,…