Emërllahu: Ndaj Rumanisë hyjmë vetëm për fitore

13 nëntor 2024 | 14:11

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvilloi seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Mesfushori Lindon Emërllahu ka bërë me dije se pavarësisht kundërshtarit të fortë, Kosova në këtë ndeshjen do të luajë vetëm për fitore.

“Besoj që atmosfera është mjaft e mirë në ekip. Siç po e shihni edhe ju, jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Secili lojtar e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe besoj që do të futemi në lojë vetëm për tri pikë. E dimë që Rumania e ka një ekip mjaft të mirë dhe është në vend të parë. Po ashtu, ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip. E kemi një ekip mjaft të mirë dhe do të hyjmë vetëm për fitore”, ka thënë Lindon Emërllahu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me…