Kosovë – Suedi, diskutohet për projektet e përbashkëta në sektorët ekonomikë

14 nëntor 2024 | 12:09

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën diskutuan për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin mbështetës të Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe përkushtimin për të thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore përmes bashkëpunimeve të reja, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në ekonomi, arsim dhe teknologji.

Investimet strategjike dhe projektet e përbashkëta në sektorët ekonomikë, kulturor dhe të sigurisë u vlerësuan si mundësi konkrete për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me mërgatën tonë si një garanci për marrëdhënie të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…