Sot seminari “Alfabeti shqip dhe identiteti kombëtar”
18 nëntor 2024
| 08:44
Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës organizon sot seminarin “Afabeti shqip dhe identiteti kombëtar”.
Ata do ta organizojnë këtë ngjarje në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë, Fakultetin e Shkencave Sociale nga Universiteti i Shkodrës dhe Institutin Albanologjik.
Seminari fillon nga ora 11:00 dhe mbahet në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në sallën numër 127.



