Deputeti i pushtetit për kryetaren e Kushtetueses: Ajo është në shërbim të privatit
18 dhjetor 2024
| 08:20
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar rëndë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, pas një interviste që kjo e pati në Klan Kosova.
Rexhaj fillimisht ka thënë se Caka-Nimani si gjyqtare e shtetit, në vend të Klan Kosovës, do të duhej të shkonte në RTK.
Tutje ai ka shkruar se gjyqtarja gjithë mandatin e ka pasur në shërbim të privatit.
“Gresa Caka në vend se të shkojë në RTK publik si gjyqtare e shtetit shkon në Klan privat. Kështu e ka pasur gjithë mandatin, në shërbim të privatit. Tash ka mbetur vetëm edhe të nis ta përfaqësojë Devollin kundër Telekomit”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.



