Presidentja Osmani viziton kullën e Konferencës së Bujanit dhe Kullën e Mic Sokolit

03 janar 2025 | 15:53

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar dje Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje.

“Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Aty pranë ndodhet edhe Kulla e Mic Sokolit, dhe të dyja së bashku janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nait Hasani, ka shprehur shqetësimin…