Rashiti: Kosova bën mirë ta ketë një koalicion të unitetit kombëtar
Korab Rashiti, deputet në Bernë të Zvicrës është duke vazhduar të promovojë idenë e një koalicioni të unitetit kombëtar në Kosovë.
Ai ka thënë se një koalicion i tillë do të ishte i rëndësishëm sidomos në tani, kur janë duke i riformësuar vijat strategjike të Bashkimit Evropian (BE).
“Në një kohë kur regjimi në Beograd duket se po numëron ditët e tij dhe një opozitë heterogjene po formohet mes socialistëve dhe nacionalistëve pro-russ extreme, deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës do të bënin më mirë të zgjidhnin një koalicion të unitetit kombëtar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që vijat gjeostrategjike po riformësohen dhe Bashkimi Evropian, bashkë me shtetet që e përbëjnë, po përballet me vështirësi ekonomike shqetësuese”, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.



