Zafa: Kosova më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme sesa formimit të qeverisë

07 mars 2025 | 10:57

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka thënë se Kosova është më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme sesa formimit të qeverisë.

“Pak orë pasi u dha rezultati preliminar për zgjedhjet e 9 shkurtit pata shkruar: ‘Të hipnotizuar nga një skizofren, një grumbull ‘ajvanash’ me 9 shkurt e humbën mundësin që të fitoj Kosova dhe e futën vendin me një udhëkryq!’. Sot, është mëse e qartë se ndryshimet ligjore për zgjedhjet e parlamentare kanë bërë një regres në këtë proces demokratik, ku me të drejtë zgjedhjet e 9 shkurtit mund të llogariten si zgjedhje më të manipuluara dhe korruptuara që nga pas lufta, duke ja kaluar për të keq edhe zgjedhjeve të 2010, për të cilat kemi menduar se do të mbeten një histori e keqe dhe e papërsëritur”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit përveçse kanë prodhuar lëndë për prokurorin e shtetit, ato kanë bunkerizuar partitë në pozicione të tyre, nga ku, sipas tij, Kosova është më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme sesa formimit të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje derbi do të zhvillohen në xhiron e 23-të…