Kosova me atashe të mbrojtjes në Çeki

05 qershor 2025 | 13:13

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Republika e Çekisë e ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës për akreditimin e atasheut të mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se kjo është edhe një objektivë e përmbushur, që është zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes.

Ai ka njoftuar se atashe do të jetë kolonel Bekim Zejnullahu.

“Lajm shumë i mirë, Republika Çeke miraton kërkesën e Kosovës për akreditim të atasheut të mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës. kolonel Bekim Zejnullahu, do të shërbej si atashe jorezident në këtë shtet. Një objektivë tjetër e përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Shahin Dervishaj, i cili është pjesë e PDK-së, ka…