Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim pesëditorë për shpëtimin e jetës në luftë

11 gusht 2025 | 11:28

Ushtarë të batalionit mjekësor dhe manovrues të Forcave të Armatosura të ShBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s KFOR, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një kurs pesëditorë trajnimi për shpëtimin e jetës në luftë në Kampin Belvedere në Kosovë.

Sipas njoftimit në “Facebook”, iniciativa të tilla trajnimi rrisin gatishmërinë taktike mjekësore dhe forcojnë marrëdhëniet profesionale midis forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë – një faktor kyç për ndërtimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e saj bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amanda Karen e Finlandës është shpallur lojtarja më e vlefshme…