Protesta studentore e ’97-s shënoi një vijë të re përpjekjesh për lirinë e popullit shqiptar

01 tetor 2025 | 11:00

Besa Ismaili-Ahmeti ka kujtuar 28-vjetorin e pretestës së 1 tetorit 1997.

Ajo ka bërë me dije se ishte pjesë e kësaj proteste, e cila shënoi një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës së popullit tonë kundër regjimit shtypës.

“Më 1 tetor 1997, isha pjesë e protestës studentore që shënoi një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës së popullit tonë kundër regjimit shtypës. Atë natë nuk arritëm të ktheheshim në shtëpi dhe unë pata humbur kontaktin me motrën time tjetër, studente gjithashtu. Ishte një natë plot pasiguri, por edhe vendosmëri. Për shokët protestues kuptuam vetëm të nesërmen, disa prej tyre vite më pas nuk i pashë më kurrë: disa përfunduan në burgje, e disa ranë në luftë për liri. Ne të tjerët mbetëm për të kujtuar, rrëfyer për t’u mos harruar kurrë!”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili-Ahmeti.

Ajo ka thënë se protesta e studentëve nuk kishte të bënte vetëm me kërkesa bazike, si ndalimi i shkeljes së të drejtave në arsim apo kthimi i objekteve të uzurpuara nga regjimi i Millosheviqit. “Ajo shënoi qartazi një vijë të re përpjekjesh për lirinë e popullit shqiptar. Ishte momenti ku zëri i studentëve dhe profesorëve u bë shtytës i pandalshëm për lirinë e studimit në gjuhën shqipe, liri që sot e gëzojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta forcuar. Një aspekt shumë i rëndësishëm i asaj proteste ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Përmes saj u hap një epokë e re e rezistencës aktive kundër regjimit serb, duke e bërë të qartë se kauza jonë ishte kauzë e drejtë dhe duhej dëgjuar nga e gjithë bota”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe aktorja 34-vjeçare Emily Ratajkowski, shfaqi asetet në të…