Drejtori i ATK-së: Detyrë e jona është të rrisim një brez që teknologjisë së sotme t’i japë ngjyrë etike dhe morale

12 nëntor 2025 | 11:25

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Kontabilistëve, të organizuar nga Accell Accounting.

Në fjalën e tij, Hyseni theksoi se që nga zbulimi i kontabilitetit para më shumë se gjashtë shekujsh, ky profesion ka kaluar nëpër shumë evoluime e ndryshime, dhe sipas tij, tash së fundi edhe me ndikimin e Inteligjencës Artificiale, e cila po transformon shumë profesione dhe mënyra pune.

“Por ajo që nuk ka ndryshuar që nga koha e Paciolit, është etika dhe morali që kontabilistët i japin profesionit. Detyra jonë është të rrisim një brez që teknologjisë së sotme t’i japë ngjyrë etike dhe morale”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se rezultatet e…