29-shja e PDK-së, Kaltrinë Lohaj: Lipjani mbetet i palëkundur në mbështetje të PDK-së (Video)
24 maj 2026
| 16:26
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 29, Kaltrinë Lohaj, së bashku me Vlora Çitaku, kryetarin e PDK-së në Lipjan Shukri Buja, kandidatët për deputetë nga ky qytet dhe Forumin e Gruas së Lipjanit, kanë zhvilluar një takim ku diskutuan për sfidat dhe vizionin për të ardhmen.
Lohaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.
“Mirënjohës për mbështetjen, besimin dhe energjinë pozitive që na jepni çdo ditë. Lipjani gjithmonë i palëkundur në përkrahje dhe angazhim”, ka shkruar ajo mbi videon e publikuar në ‘Facebook’.



