Mimoza Ahmeti shpallet fituese e “Ferma Vip 3”

16 qershor 2026 | 08:35

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të “Ferma Vip”. Moza ishte bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, ku arriti të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.

Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro.

“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, shprehet Moza.

Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Teherani nuk do të…