Tifozët e RD Kongos tallen me Ronaldon pas barazimit

18 qershor 2026 | 08:47

Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalia u ndalën në barazim 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Ronaldo ishte kryesisht i painteresuar dhe joefektiv gjatë gjithë ndeshjes, vetëm një ditë pasi rivali i tij Lionel Messi shënoi një tregolësh në ndeshjen hapëse të Argjentinës.

Ky barazim ka bërë që Portugalia dhe Ronaldo të kritikohet shumë për paraqitjen, por edhe të tallen.

Tifozët e Republikës Demokratike të Kongos e shijuan paraqitjen e parë të ekipit të tyre në Kupën e Botës, si dhe golin dhe pikën e parë.

Pas ndeshjes, ata u panë jashtë stadiumit të Hjustonit duke bërë festimin ikonik të Ronaldos, të njohur si “Siuu”.

Video e këtyre tifozëve teksa tallen me Ronaldon është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët ukrainas kanë goditur rafinerinë e naftës në Moskë për…