Atletico Madridi me ofertë bombastike për Nico Williams
28 qershor 2026
| 14:56
Atletico Madridi është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurosh për Nico Williams.
Sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos shihet si prioriteti kryesor për përforcimin e repartit ofensiv, ndërsa sipas mediave spanjolle edhe vetë lojtari raportohet se është i hapur për një transferim në “Metropolitano”.



