Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit? Këngëtari shfaqet në paterica
06 korrik 2026
| 11:18
Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, po tregon shenja të dukshme përmirësimi disa javë pasi pësoi aksidentin e rëndë me motor.
Së fundmi, ai është shfaqur në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment teksa ka dalë për të pirë kafe, duke u dhënë fansave një sinjal pozitiv për gjendjen e tij shëndetësore.
Megjithatë, rikuperimi i artistit ende nuk ka përfunduar. Në pamjet e publikuara, Sinani shihet duke ecur me ndihmën e patericave, të cilat vazhdojnë ta ndihmojnë gjatë fazës së rehabilitimit.
Kujtojmë se Vllasaliu pësoi lëndime serioze pas aksidentit dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht kësaj, gjendja e tij po përmirësohet gradualisht dhe fansat presin rikthimin e tij sa më shpejt në skenë.




