Shala: Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim, kriza mund ta çojë vendin në zgjedhje

13 korrik 2026 | 21:43

Opinionisti Azren Shala ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar ndryshim në qasjen e tij politike pas zgjedhjeve.

Sipas Shalës, diskursi dhe qëndrimet e Kurtit mbeten të njëjta, ndërsa ai vazhdon të mbështetet në argumentin se i takon të qeverisë për shkak të numrit të votave të fituara.

“Ky nuk po tregon shenja, nuk po jep shenja që ka ndryshuar nga zgjedhjet paraprake. Ky është i njëjti. Ky prapë e ka diskursin e njëjtë, qëndrimin e njëjtë. Unë i kam për qeveri votat. Edhe arsyetimi i tij ka qenë legjitim, në kuptimin, okej, e drejta është në kuptimin e numrave. Çka me ju bë atyre votave që i kam marrë për me qeverisë?”, deklaroi ai.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka paralajmëruar se, nëse kjo qasje vazhdon dhe PDK-ja mbetet jashtë opsioneve për zgjidhjen e krizës së zgjedhjes së presidentit, sipas tij, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

“Por, nëse kjo në perspektivë që me shumë gjatë po ndodh e përjashton PDK-në nga opsioni për me zgjidhur krizën e presidentit, atëherë ka me u bërë shumë i vështirë procesi me tejkaluar këtë krizë dhe kjo neve pashmangshëm ka me na çu në zgjedhje”, deklaroi Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e publikuar në ueb-in…