Tërmet i fuqishëm prej 7,4 shkallësh në Meksikë, dridhen edhe Guatemala e El-Salvadori – rrezik për cunami
17 korrik 2026
| 18:26
Një tërmet i fuqishëm në jug të Meksikës të premten i drodhi edhe vendet fqinje, Guatemalën dhe El-Salvadorin.
Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), fuqia e tërmetit ishte 7,4 shkallë të Rihterit, raporton televizioni CNN.
Epiqendra e dridhjes ishte 48 kilometra në jugperëndim të qytezës bregdetare meksikane, Aquiles Serdan, e cila ndodhet në shtetin Chiapas të Meksikës, sipas USGS-së.
Dridhja duket se ka shkaktuar dridhje mesatare deri në të rënda përgjatë bregdetit.



