Facebook rikthehet pas ndërprerjes globale

19 korrik 2026 | 11:56

Platforma Facebook është rikthyer në funksion pas një ndërprerjeje të papritur që preku përdoruesit në vende të ndryshme të botës.

Problemet nisën të raportohen rreth orës 10:39 sipas kohës lindore në SHBA, ndërsa sipas platformës monitoruese Downdetector, numri i ankesave u rrit shpejt, duke arritur në 3 mijë e 555 raportime, nga vetëm pesë raste pak më herët.

Gjatë ndërprerjes, përdoruesit hasën vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e disa funksioneve kryesore të rrjetit social. Disa raportuan se nuk mund të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme pati edhe me dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it.

Sipas raportimeve, versioni i Facebook-ut për kompjuter ishte i paarritshëm për disa përdorues.

Pas një periudhe të shkurtër, shërbimet u rikthyen dhe platforma tashmë funksionon normalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, tha se thirrja…