ShBA-ja dërgon avionë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme

20 korrik 2026 | 16:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po rrisin numrin e avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen.

ShBA-ja planifikon të dërgojë avionë luftarakë shtesë të tipit F-16 dhe F-35 nga bazat në Evropë, si dhe cisterna shtesë për furnizim me karburant në ajër, sipas një zyrtari amerikan, raporton “CNN”.

Këto përforcime mund t’i zgjerojnë opsionet e presidentit Donald Trump, ndërsa ai shqyrton mënyrën e reagimit ndaj konfliktit në përshkallëzim.

Javën e kaluar, Trumpi mori një informim në Dhomën e Situatave mbi mundësitë për intensifikimin e veprimeve ushtarake.

Ai ka shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes ndaj ishullit Kharg, një qendër e rëndësishme e eksporteve iraniane, si dhe sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane në Malin Pickaxe.

Megjithatë, Trumpi nuk e ka përjashtuar plotësisht një zgjidhje diplomatike. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi gjatë natës se dera mbetet e hapur për rikthimin në tryezën e negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduard Dervishaj është prej vitesh pjesë e Federatës Spanjolle të…