ShBA-ja synon të ndalojë importin e dronëve ushtarakë nga Kina

22 korrik 2026 | 08:46

Komisioni Federal i Komunikimeve në ShBA ka propozuar ndalimin e importit të dronëve të avancuar, kryesisht nga Kina, duke i cilësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Rregullat e reja parashohin bllokimin e dronëve me aftësi për fluturim në formacion  dhe sensorë infra të kuq për imazhe termike me rezolucion të lartë, raporton “Al Jazeera”.

Masa synon kryesisht prodhuesit kinezë si DJI dhe Autel Robotics, ndërsa autoritetet amerikane thonë se synojnë të mbrojnë zinxhirin e furnizimit dhe të parandalojnë qasjen e shteteve të huaja në të dhëna të ndjeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë pranuar në dy klinika…