Tronditëse në Gjermani: Djali vret babanë e tij, pediatrin e njohur

22 korrik 2026 | 13:06

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Dortmundit në Gjermani, ku policia ka gjetur të vdekur një burrë në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se është vrarë nga djali i vet.

Sipas gazetës gjermane Bild, viktima është Harald N., një pediatër i njohur në Dortmund, transmeton Klankosova.tv.

I biri 41-vjeçar është dorëzuar vetë në polici, ku ka pranuar se e kishte privuar nga jeta të atin.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit.

Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Harald N. jetonte i vetëm në shtëpinë e tij prej vitesh, pasi bashkëshortja e tij kishte vdekur në vitin 2019.

Ai thuhet se kishte fituar respekt të madh për punën e tij dhe angazhimin në mbështetje të prindërve të fëmijëve të sëmurë me kancer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga zonat më të prekura nga stuhia që goditi…