Gjendet pa shenja jete një person nga Malisheva, ishte i zhdukur që nga tetori

26 korrik 2026 | 20:06

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për H. S, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i 5 tetorit 2025. Familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Pas disa muajsh kërkimesh, Sopaj dyshohet se është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet hetimore, të cilat kanë nisur procedurat për ekzaminimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekretari…