Kultura si gur themeli i identitetit kombëtar në Shkupin Dardan!

26 korrik 2026 | 09:48

Shkruan: Astrit Gashi 

Nën magjinë e Kurshumli Hanit, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia” hapi një kapitull të ri të dinjitetit dhe identitetit artistik.

Nëse i sheh këto pamje pa e ditur vendndodhjen, mendja mund të të çojë lehtësisht te sallat mbretërore të Vjenës, ambientet aristokratike të Romës apo skenat prestigjioze të Stokholmit. Por jo jemi pikërisht në zemër të Shkupit, brenda në Çarshinë e Vjetër, aty ku historia, arkitektura e lashtë dhe arti i lartë u bënë një.

Mbrëmja Gala “Inva & Friends” e shndërroi Kurshumli Hanin historik në një vatër madhështore ku muzika klasike, tradita dhe emocioni i publikut u shkrinë në një përvojë të jashtëzakonshme artistike, duke i dhënë kryeqytetit tonë një dimension të ri kulturor.

Në qendër të kësaj mbrëmjeje solemne ishte sopranoja me famë botërore, Inva Mula, e cila dhuroi një interpretim që rrëmbeu duartrokitjet e gjata të publikut. Alkimia artistike u plotësua nga zërat e spikatur të interpretuesve Dëshira Ahmeti-Krliu, Norma Sereni, Ionela Mani, Mustafa Imeri, Gjergji Mani dhe Gjorgji Petrushevski.

Harmonia muzikore u garantua nga Orkestra Simfonike e Shkupit – AYG, nën drejtimin preciz e dinamik të maestros Ivan Eminović. Ndërkohë, një emocion të veçantë dhe shkëlqim rinor mbrëmjes i dha Kori i Fëmijëve “Okarina” nga Kosova, nën dirigjimin e Elikona Hysaj-Shalës, duke dëshmuar talentin e pashtershëm të brezit të ri.
Ata që munguan mbrëmë në Kurshumli Han nuk humbën një koncert apo një natë festive humbën një copëz të gjallë të kulturës dhe historisë që po shkruhet sot në ketë pjesë të Dardanisë. Komuna e Çairit po ktheht në identitet ku permes artit dhe kulturës pushton zemrat e secilit qytetar të emblemës së kulturës sonë Shkupit antik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të njohur Adem Demaçi, ka…