Ebola në RD të Kongos, mbi 3.200 të infektuar dhe 1.405 viktima
Numri i të infektuarve me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3.200, ndërsa 1.405 persona kanë humbur jetën, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 10 ditët e fundit janë regjistruar rreth 1.000 raste të reja, ndërsa shpërthimi i 17-të i virusit është përhapur në pesë provinca të vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se shumica e rasteve janë regjistruar në provincën Ituri. Shpërthimi është shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar.
Autoritetet paralajmërojnë se epidemia mund të zgjasë edhe disa muaj, ndërsa përpjekjet për frenimin e saj janë vështirësuar nga grevat e punonjësve shëndetësorë dhe sfidat në dërgimin e ndihmave në zonat e prekura.



