Marrëveshja me ShBA-në, Balla: Dëshmi konkrete e besimit

27 korrik 2026 | 11:21

Shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se marrëveshja e huasë direkte midis Shqipërisë dhe SHBA-së për financim të jashtëm ushtarak, në vlerë prej 302 milionë dollarësh, është dëshmi e besimit ndaj Shqipërisë.

Balla e ka cilësuar këtë marrëveshje si historike.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit, që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me ShBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të ShBA-së ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajisje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht, sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, me afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes, duke garantuar transparencë të plotë”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar socialist, shkruan A2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pritet të zhvillojë këtë javë takime të reja…