Përndjekja e çlirimtarëve

27 korrik 2026 | 12:01

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Persekutimi i qëllimshëm i komandantëve të UÇK-së

Kaluan plot 27 vjet nga çlirimi i Kosovës, nga lufta heroike e popullit tonë nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërkohë, sikur në Gjykatën Speciale në Hagë, ashtu edhe në Gjykatat e shtetit të Kosovës, vazhdojnë gjykimet e padrejta, të inskenuara, qëllimkeqe ndaj çlirimtarëve, ndaj, ish komandantëve të UÇK-së, ndaj atyre të cilët, janë meritor për shtetndërtimin e Kosovës, për zhvillimin e komunave, ndër të cilat është edhe komuna e Skenderajt! Të gjitha rastet e përndjekjes së shpifur kundër çlirimtarëve, janë shkelje e lirisë dhe e drejtave të njeriut, në rastet konkrete, me aktakuza të fabrikuara nga EULEX-i, i cili, kurrnjëherë nuk u mor me protagonistët e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë, por, me luftën çlirimtare të popullit tonë, me çlirimtarët! Përkundrazi, EULEX-i, që nga vendosja e tij në Republikën e Kosovës, instaloi politikat e përndjekjes, në stilin e gjykatave serbe, kundër çlirimtarëve tanë, kundër atyre personaliteteve të cilët, ishin në ballë të luftës sonë çlirimtare nga sundimi serb, ishin protagonist, prijës të luftës çlirimtare, luftës kundër pushtuesit, agresorit serb!

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, pikërisht me një Aktakuzë të stërvjetëruar, të improvizuar, të llojit të atyre të EULEX-it, sërish, për të satën herë, e trajtoi, rastin e padrejtë, të shpifur ndaj, njërit nga çlirimtarët, Sami Lushtakun! Sami Lushtaku, dje, ish komandant trim i UÇK-së, një ndër bashkëluftëtarët e Kryetrimit, Adem Jashari, sot, një ndër Kryetarët më të respektuar, të suksesshëm të komunave të Kosovës, Skenderajt, në mbrojtjën e tij ndër tjera tha se: “… që 13 vjet persekutohem nga EULEX-i, pa argumente dhe pa fakte… Unë e ndiej veten qe 13 vjet i penalizuar dhe i përndjekur nga Gjykata e EULEXI-t! Asnjë gjykatë vendore, jo vetëm në rastin përkatës, Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk mund të ketë justifikim të argumentuar, përse, mbi shpifjet, montimet e EULEX-it, vazhdon ta persekutoj qytetarin e lirë, kryetarin e Komunës së Skenderajt, ish-komandantin e UÇK-së, personin i cili ka kontribut të përditshëm në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, të institucioneve tona demokratike, z. Sami Lushtakun! Vendimi i vetëm dhe i drejtë, juridikisht, i Gjykatës Themelore në Prishtinë duhet të jetë vendimi për shpalljen e pafajësisë e z. Sami Lushtaku! Kjo, aq më parë, sepse, Aktakuza aktuale e Gjykatës Themelore në Prishtinë, siç e tha vetë Sami Lushtaku “… iu ka mveshur Gjykatës themelore në Prishtinë si dëshmi e hekurt nga EULEX-i…!”.

Drejtësia, për çlirimtarët do të triumfojë!

Në rastin përkatës, dhe në cilin do rast tjetër, gjykatat e Republikës së Kosovës nuk duhet të ndikohen nga, cilado Aktakuzë mashtruese apo nga vendime gjyqësore tendencioze, të qëllimshme të EULEX-it, të Serbisë. Duhet të përfundojë ajo histori e padrejtë, që, çlirimtarët, të përndjekjen me dekada, sipas aktakuzave të fabrikuara, pa fakte, pa prova, me montime nga gjykatat e EULEX-it! Fjala është, nga ato vendime gjyqësore të EULEX-it, të cilat asnjëherë nuk kanë pasur bazë juridike, përkundrazi, kishin qëllime politike, kundër UÇK-së, de facto ishin, përpjekje për, ekuilibrim mashtrues midis luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe luftës pushtuese, gjenocidit të shtetit serb kundër popullit tonë! Ky mashtrim i madh, në të cilin ka hise edhe vet EULEX-i, gjithsesi edhe Serbia, ka ndodhur edhe me rastin e ngritjës së Aktakuzës shpifëse, të Gjykatës Speciale kundër çlirimtarëve tanë. Ndaj, është koha, është çasti i të vërtetës së vetme, lidhur me përndjekjet e çlirimtarëve tanë, shpallja e pafajësisë së tyre, duke u nisur nga Gjykata Themelore në Prishtinë e deri te Gjykata Speciale në Hagë! Sami Lushtaku, me të drejtë, me vetbesim, i argumentuar, në foltoren e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha:“Kam kërkuar vetëm drejtësi!”.

Sami Lushtakun, çlirimtarët e syrgjynosur, pa të drejtë, në paraburgim në Hagë, i mbron lufta çlirimtare e popullit, e UÇK-së, i mbron, çlirimi, liria e Kosovës, themelimi i shtetit të pavarur, Republikës së Kosovës! Gjykatat tona, të Republikës së Kosovës, përfundimisht, duhet ta mbyllin kapitullin, kur ngritnin aktakuza, edhe me pamfletet, me inskenime tendencioze, që mbajnë aromë antishqiptare, anti UÇK, me shenjat e EULEX-it, apo edhe të propagandës, të trillimeve që vijnë nga Serbia çentike!

Ndërsa, sa i përket EULEX-it, Gjykatës Speciale në Hagë, BE-së, por edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, ju sugjerojmë të merren me deklaratën e sotme, të presidentit serbomadh, antishqiptarit të Serbisë, Vuçiq, i cili, në ceremoninë e përurimit të gjeneratës më të re të oficerëve të Ushtrisë së Serbisë tha: “Kosova është pjesë e Atdheut tonë, pjesë e Serbisë , sipas Kushtetutës dhe sipas drejtësisë së Zotit!?! Për çdo heshtje, ndaj kërcënimeve fashiste, hegjemoniste të Serbisë, BE-ja merr vetëpërgjegjësi, jo vetëm morale!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka zhvilluar…