Debat Publik nga “Loshi Invest” L.L.C

28 korrik 2026 | 14:14

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Loshi Invest” L.L.C , Istog, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Parkun Solar fotovoltaik “ Loshi Energy Farm” me kapacitet 0.60 MW , në Sinajë, Komuna e Istogut.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 15.09.2026 në ora 10:00 në objektin në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” komuna Istog, do të organizohet debat publik nga “Loshi Invest” L.L.C , Istog, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për vlerësimin e ndikimit në mjedis për parkun solar fotovoltaik “Loshi Energy Farm” me kapacitet 0.60MW” nga kompania “LOSHI INVEST” L.L.C
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e bordit industrial të Universitetit të Shkencave të Aplikuara,…