Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

29 korrik 2026 | 16:05

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 58 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vend nga janari deri në korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave të policisë, në mesin e viktimave janë 30 shoferë, 14 pasagjerë dhe 14 këmbësorë.

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve fatale, 19 raste kanë qenë vetaksidente.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe humbjes së jetëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim ambasadorin e…