Zhegrova kthehet në stërvitje me grupin

29 korrik 2026 | 14:04

Edon Zhegrova ka lënë prapa ngarkesën fizike dhe të mërkurën i është bashkuar skuadrës së Juventusit në stërvitje.

Zhegrova për disa ditë u la jashtë ekipit, përfshirë edhe miqësoren me Standardin shkaku i ngarkesës fizike si pasojë e fazës përgatitore.

Megjithatë, Zhegrova së bashku me Kenan Yildizin, ishin të pranishëm në seancën stërvitore dhe kthimi i tyre, duket se është një lajm i mirë për trajnerin Luciano Spalletti.

Në fakt, si Zhegrova ashtu edhe Yildiz punuan pjesërisht me grupin duke dhënë sinjale se janë të gatshëm të vazhdojnë me fazën përgatitore për sezonin e ri.

Zhegrova pritet të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin 2026/27, pasi trajneri Spalletti beson te sulmuesi i krahut.

Futbollisti i Kosovës, verën e shkuar iu bashkua Juventusit nga Lille por në sezonin e tij të parë në Itali nuk pati minutazhë të madhe.

Zhegrova ka kontratë me skuadrën e Juventusit deri në verën e vitit 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër interesimit të madh dhe insistimit për transferimin e tij…