Vjosa Osmani dhe Albena Reshitaj bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

30 korrik 2026 | 23:33

Kryetari i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar disa prej vendimeve që morën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm sot.

Abdixhiku tha se është marrë vendim që të gjithë deputetët e LDK-së të bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm me të drejta të plota, transmeton lajmi.net.

Kështu që zyrtarisht, Vjosa Osmani rikthehet në struktura të LDK-së. Bashkë me të edhe deputetja e zgjedhur nga lista e saj, Albena Reshitaj.

“Morëm vendim që në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, t’i inkorporojmë si anëtarë me të drejta të plota të gjithë deputetët e LDK-së, të cilëve ju urojmë mirëseardhje në këtë Këshill të Përgjithshëm.”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të…