Fluksi i madh në kufirin Kroaci-Mali i Zi, Shqipëria angazhohet për të lehtësuar kalimin e mërgimtarëve

02 gusht 2026 | 15:11

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kroacisë dhe Malit të Zi për të përshpejtuar qarkullimin në pikat kufitare.

Fluksi i lartë i automjeteve në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi ka shkaktuar pritje të gjata për qindra mërgimtarë që po udhëtojnë drejt Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Pas raportimeve për vonesa që, në disa raste, kanë zgjatur mbi 15 orë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve.

Sipas ministrisë, institucionet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kroacisë dhe Malit të Zi, me qëllim që të përshpejtohen procedurat e kontrollit kufitar dhe të reduktohen pritjet e gjata gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, shumë mërgimtarë kanë raportuar se janë përballur me kolona disa kilometra të gjata dhe me mungesë të kushteve bazë gjatë pritjes, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për normalizimin sa më të shpejtë të qarkullimit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare dhe, kur është e mundur, të shfrytëzojnë edhe pika alternative të kalimit për të shmangur pritjet e gjata

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa në Kosovë po vazhdojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve…