Japonia dhe ShBA ndërhyjnë së bashku për ta forcuar jenin
03 gusht 2026
| 09:04
Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar një ndërhyrje të përbashkët në tregun valutor për të ndalur rënien e jenit, i cili kishte arritur nivelin më të ulët në katër dekada kundrejt dollarit amerikan.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se mbështetja për monedhën japoneze është një shenjë miqësie ndaj Japonisë dhe një hap për të mbështetur stabilitetin e ekonomisë globale. Pas njoftimit, jeni u forcua ndjeshëm ndaj dollarit, ndërsa tregjet financiare reaguan menjëherë.
Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se janë të gatshme të ndërhyjnë sërish, nëse do të jetë e nevojshme, për të frenuar luhatjet e mëtejshme të monedhës.
Kjo është ndërhyrja e parë e koordinuar mes Tokios dhe Uashingtonit në tregun valutor që nga viti 2011.



