Kolapsi i rrjetit energjetik lë Kubën pa energji elektrike
03 gusht 2026
| 08:33
Kuba është përballur me ndërprerje të përgjithshme të energjisë elektrike, pasi rrjeti kombëtar energjetik u shemb të dielën mbrëma, duke lënë pa furnizim të gjithë ishullin.
Kompania shtetërore e energjisë UNE njoftoi për kolapsin e sistemit, por nuk bëri të ditur shkakun e incidentit dhe as kohën kur pritet të rikthehet energjia.
Ky është një tjetër kolaps i rrjetit energjetik gjatë këtij viti. Kriza lidhet me mungesën e karburantit, amortizimin e termocentraleve dhe problemet e vazhdueshme në sistemin energjetik.
Ndërprerjet e energjisë kanë shkaktuar vështirësi në furnizimin me ujë, transport, komunikim dhe shërbime të tjera jetike për qytetarët.



