Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

03 gusht 2026 | 11:28

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LV) e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas Ymerit, një pjesë e madhe e votave që merr Lëvizja Vetëvendosje vijnë nga pakënaqësia e votuesve të LDK-së.

“Është interes i natyrshëm i Lëvizjes Vetëvendosje me e dobësu Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse votat më së shumti që i merr LV-ja janë prej LDK-së. Pakënaqësia e votuesit të LDK-së shkon dhe bëhet votë e LV-së”, ka thënë Ymeri.

Ai ka vlerësuar se lëvizshmëria e votave të Vetëvendosjes është më e madhe krahasuar me partitë e tjera, duke theksuar se kjo parti ka pësuar humbje të konsiderueshme të mbështetjes gjatë kohës që ka qenë në pushtet.

“Është interesante lëvizshmëria e votave të Vetëvendosjes, që nuk e ka asnjë parti tjetër, rëniet dhe ngritjet e shpejta. LV-ja ka humbur më së shumti deputetë duke qenë në pushtet, krahasuar me partitë e tjera. Vetëvendosje është parti në shërbim të interesit politik të një njeriu”, ka deklaruar Ymeri në “VV Show”.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka humbur identitetin që kishte gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Kur ka qenë në opozitë e ka pasur një identitet, duke kundërshtuar vazhdimisht, mirëpo prej kur ka ardhur në pushtet nuk ka asgjë. Ka vetëm peshën e fortë të Albin Kurtit që i mban këta. LV-ja tashmë nuk ka as identitet, ka vetëm një figurë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus (D+) ka publikuar analizën “Transparenca dhe zbatimi i…